Futboll
Bekim Zogaj gjykoi 45 ndeshje futbolli në vitin 2018
Bekim Zogaj është një emër i njohur në fushën e futbollit, qoftë këtu në Zvicër, në trojet shqiptare, por edhe më gjërë në Europë.
Paraqitjet e tija në vitin 2018 thuaj se ishin të përjavshme. Si ndihmës gjyqtar i parë, ai gjykoi 45 ndeshje, në kampionatin e Zvicrës, garat e UEFA-s, si Liga e Kampionëve, Liga e Europës dhe Ligës së Kombeve si dhe ndeshje miqësore, njofton albinfo.ch.
“Ndeshja Kosovë – Shqipëri ishte më e veçanta për mua, ndërkaq miqësorja Gjermani – Rusi ishte një ndeshje e madhe. Gjithashtu për herë të parë ishim edhe në kampionatin e Francës”, shprehet gjyqtari anësor, Bekim Zogaj.
Ndeshjet dhe garat ku ka gjykuar Bekim Zogaj në vitin 2018.
Super League Zvicër
20 Ndeshje (2 herë Basel – YB)
6 ndeshje ne Challenge League
5 ndeshje të kupës së Zvicrës
1 ndeshje ne kampionatin e Francës
1 ndeshje në Ligen Greke ( Olympiacos Athen – PAOK Saloniki para 35000 tifozve)
2 ndeshje në Arabi
Europë:
1 ndeshje per kualifikimin e Champions Leagues ( Rosenborg Trondheim – Celtic Glasgow)
4 ndeshje të Europa Ligës
Kombëtare, ndeshje miqësore:
Italia – Arabia Saudite
Kosova – Shqiperia
Gjermania – Rusia
Nations League:
Bjellorusia – San Marino
Armenia – Gibraltari
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














