Lajme
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani!
Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë të Zvicrës, Albanian Engineering of Switzerland tashmë për herë të dytë ndan Çmimin për Përsosmëri Akademike në Zvicër
Ke një temë diplome (Bachelor, Master apo PhD), një projekt inovativ apo punim kërkimor me ndikim?
Gara për Çmimi për Përsosmëri Akademike nga Albanian Engineering of Switzerland (AES) është tashmë e hapur për aplikime!
Një mundësi e shkëlqyer për të marrë vlerësim zyrtar, për të rrjetëzuar me profesionistë shqiptarë në Zvicër dhe për të fituar deri në 3’000 franga!
Pse është shumë me rëndësi të aplikoni për këtë çmim?
Deri në 3’000f franga për temën më të mirë
Vlerësim nga Albanian Engineering of Switzerland
Mundësi rrjetëzimi me profesionistë shqiptarë në Zvicër
Jeni studente apo student shqiptare në Zvicër me një temë diplome që ia vlen të vlerësohet? Apliko tani dhe fito deri në 3’000 franga!
Afati: 31 korrik 2026.
Donatori i çmimit “AES Award 2026” është kompania Halili + Partner Ingenieure.
Për herë të parë Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë AES, ka ndarë vitin e kaluar çmimin “Academic Excellence Award”, që shkoi për Advije Rizvanin. Ajo u vlerësua për kërkimet e saj shkencore në fushën e sigurisë kibernetike në tregjet financiare – punë me ndikim të madh potencial në mbrojtjen e ekonomisë dhe shoqërisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto
















