Lifestyle
Bebe Rexha kërkoi një bashkëpunim ndërmjet këngëtareve të famshme shqiptare
Këngëtarja me origjinë nga Dibra dëshiron që yjet me famë ndërkombëtare t’i bashkojnë forcat në një projekt të përbashkët.
“Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max”, kishte shkruar Bebe në një postim në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me ngjyrat kuq e zi.
Ndërsa pasi e ka parë këtë postim, këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, që jeton dhe vepron në Angli, ia ka kthyer në mënyrë pohuese, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
“Hajde shqipe”, ka shkruar në komentin e saj 23-vjeçarja, duke e shoqëruar me simbole të shqiponjës me duar dhe një zemër.
Pritet të shihet se cila do të jetë përgjigja e dy këngëtareve të tjera, Rita Ora dhe Ava Max. Tashmë të gjithë dimë për karrierën e 28-vjeçares Rita, derisa Amanda Ava Koci është një yll në ngritje.
Kënga e saj, “Sweet But Psycho”, është bërë një hit i madh botëror dhe pritet që 24-vjeçarja të ndjekë hapat e kolegeve të tjera shqiptare në industrinë muzikore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












