Lajme
BE-ja siguron 160 milionë doza të vaksinës Moderna
Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për deri në 160 milionë doza të firmës amerikane Moderna, kandidat për vaksinat, tha të martën kreu i Komisionit Evropian, duke e çuar rezervën e mundshme të BE-së të COVID-19 në gati 2 miliardë, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Javën e kaluar Moderna tha se vaksina e saj eksperimentale ishte 94.5% efektive në parandalimin e COVID-19, bazuar në të dhënat e ndërmjetme nga një provë klinike në fazën e vonë.
“Jam i lumtur të njoftoj se nesër do të aprovojmë një kontratë të re për të siguruar një tjetër vaksinë COVID-19”, tha Ursula von der Leyen, duke shtuar se marrëveshja “na lejon të blejmë deri në 160 milionë doza të një vaksine të prodhuar nga Moderna”.
Blerjet aktuale do të kryhen nga qeveritë e BE-së, nëse vaksina aprovohet nga rregullatori i ilaçeve të BE-së.
Afati i dorëzimit është i panjohur. Dozat do të ishin të mjaftueshme për të vaksinuar 80 milionë njerëz, pasi vaksina pritet të administrohet në dy doza, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













