Lajme
BE refuzon një kërkesë të Gjermanisë për gazin
Rritja e çmimit të gazit për familjet dhe bizneset gjermane në dimër, një masë që synon të ndihmojë importuesit si kompensim për kostot vazhdimisht në rritje për ta, nuk mund të përjashtohet nga tatimi i vlerës së shtuar (TVSH), deklaroi sot Komisioni Europian.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, i cili vjen nga radhët e partisë pro-biznes të “Demokratëve të Lirë” (Free Democrats), i kishte kërkuar Komisionit Europian një përjashtim nga rregullat fiskale të Bashkimit Europian duke pezulluar TVSH-në mbi çmimin e rritur të gazit, në mënyrë që të shmanget një çmim edhe më i lartë për konsumatorët.
Ligjet fiskale të BE-së përcaktojnë nivele minimale të TVSH-së për të gjitha vendet anëtare dhe lejon heqjen e plotë të TVSH-së vetëm për ushqimet dhe nevoja të tjera themelore të popullatës.
“Është e pamundur të përjashtohet nga skema e TVSH-së një taksë e tillë mbi gazin”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit në Bruksel.
“Ne jemi në kontakt me qeverinë gjermane për gjetjen e zgjidhjeve të mundshme, që do të jenë në dobi dhe do të kenë të njëjtin efekt për konsumatorët fundorë”, shtoi zëdhënësi.
Berlini bëri të ditur një ditë më parë se konsumatorët gjermanë do të duhet të paguajnë shumë më tepër për gazin që konsumojnë duke nisur nga muaji tetor, në mënyrë që të ndihmohen importuesit, të cilëve u duhet të blejnë gaz me çmime shumë më të larta nga furnizues jashtë Rusisë dhe po përballen me humbje të mëdha.
Çmimi i rritur është 2.4 qindarka për kilovat/ orë, që do të përkthehet me një pagesë shtesë prej të paktën 500 eurosh në vit për çdo familje.
Duke shtuar edhe pagesën e TVSH-së prej 19%, çmimi do të rritet edhe me 0.46 qindarka të tjera dhe fatura shtesë llogaritet në të paktën 576 euro në vit.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck pati njoftuar më parë se do të krijonte një mekanizëm kompensimi, nëse përjashtimi nga TVSH-ja është i pamundur/Dpa
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













