Lajme
BE kërkon nga Kroacia e Greqia hetim rreth dëbimeve të dhunshme të azilkërkuesve në kufijtë e tyre
Hulumtimi tetëmujor i gazetarëve të dhjetë mediave nga shtatë vende të Europës që kanë zbuluar një “sistem” të drejtuar nga “njësi speciale anonime”, me uniformë pa shenja dalluese dhe maska që dëbonin me dhunë emigrantët nga kufijtë kroatë dhe grekë, ka sjellë reagime të ashpra në Bruksel.
Pasi raporti është publikuar nga revista gjermane Der Spiegel, BE u ka kërkuar Kroacisë dhe Greqisë të hetojnë dëbimet e paligjshme të azilkërkuesve në kufijtë e tyre.
Sipas hulumtimit sa i përket Greqisë janë paraqitur nga gazetaret e këtyre vendeve, para dy ditësh, të paktën 15 video, ku në disa prej tyre marrin pjesë në dëbime oficerët e Marinës Greke, ndërsa roli i tyre është të mbulojnë krimet apo aktet terroriste dhe pengmarrjet.
Ylva Johansson: Unë pres që Greqia të respektojë vlerat tona themelore. Këto publikime duhet të hetohen, tani edhe unë mendoj se Kroacia ka marrë vendim absolutisht të drejtë, e ka marrë seriozisht, do të bëjë hetime dhe do të zbulojë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Dhe pres që Greqia të bëjë të njëjtën gjë, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Pas publikimit të pamjeve dhe raportit të gazetarëve, autoritetet kroate kanë pranuar se tre oficerë policie, janë identifikuar si disa nga personat në video-regjistrimet që tregonin dëbimet e dhunshme kundër emigrantëve të paligjshëm, dhe janë marrë masa ndaj tyre. Ndërsa ministri grek i Emigracionit ka kundërshtuar kategorikisht pjesëmarrjen e forcave greke në këto dëbime në detin Egje, por ka pohuar se edhe Greqia do të hapë një hetim.
Notis Mitarakis: Sa u përket komenteve në media për të supozuarat dëbime të paligjshme i thashë dje zonjës Johanosn se autoritetet greke do të hetojnë mbi këto pohime. Çdo çështje do të hetohet nga drejtësia dhe organet përkatëse.
Komisionerja e Punëve të Brendshme të BE-së, ka deklaruar gjithashtu mbrëmjen e së premtes se Brukseli bashkëpunon me Kroacinë dhe Greqinë dhe se nuk do të hezitojë të përdorë çdo masë shkeljeje, kur është e nevojshme në lidhje me dëbimet të cilat i konsideron të paligjshme.
“I takon autoriteteve kombëtare të hetojnë rastet e raportuara për këto dëbime, por gjithashtu duhet të ketë monitorim të pavarur dhe transparencë më të madhe për atë që po ndodh dhe këtë do të përmbajë edhe pakti i ri i emigracionit, një transparencë dhe veprim më të madh mbi atë që po ndodh në kufijtë e BE-së, ka deklaruar Ylva Johansson.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













