Lajme

BE-ja, me sanksione të reja ndaj Rusisë

Edhe një herë Bashkimi Evropian është duke përgatitur sanksione të reja ndaj Rusisë, ka njoftuar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të hënën, përcjell albinfo.ch.

Mario Draghi ka thënë se do të shqyrtohen sanksione të reja për shkak të mizorisë së forcave ruse. Ajo ka shtuar se do të diskutohet me Draghin për sanksione të reja.

“Ne kemi vendosur tri pako të aksioneve që kanë goditur rëndë, por tash do të sigurohemi që të mos ketë hapësira dhe që efekti i sanksioneve të maksimizohet. Sanksionet e vendosura janë mjaft të rënda”, tha Von der Leyen, raporton CNN.