Kosova
BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, vendet e QUINT-it dhe EULEX-i i kanë dërguar një letër institucioneve të Kosovës, përmes së cilës kërkojnë miratimin e legjislacionit sekondar për të qartësuar zbatimin e kornizës ligjore lidhur me përdorimin e simboleve dhe flamujve të komuniteteve.
Letra, që mban datën 17 qershor 2026, i është adresuar ministrit në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndërsa i është përcjellë edhe drejtorit të policisë së Kosovës dhe të gjithë kryetarëve të komunave.
Dokumenti është nënshkruar nga ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ambasadori i Francës Olivier Guerot, ambasadori i Gjermanisë Rainer Rudolph, ambasadori i Italisë Maurizio Antonini, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Jonathan Hargreaves, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së Anu Prattipati, si dhe shefi i EULEX-it Giovanni Pietro Barbano.
Në letër thuhet se Kushtetuta dhe legjislacioni i Kosovës mbrojnë të drejtën e të gjitha komuniteteve për të ruajtur, shprehur dhe zhvilluar identitetin e tyre, përfshirë përmes përdorimit dhe shfaqjes së simboleve të komuniteteve, raporton KP, transmeton albinfo.ch.
Sipas nënshkruesve, përdorimi i simboleve, përfshirë flamujt kombëtarë ose të komuniteteve, është një e drejtë e mbrojtur me Kushtetutë dhe autoritetet e Kosovës kanë detyrimin jo vetëm të mos ndërhyjnë në ushtrimin e kësaj të drejte, por edhe të krijojnë kushtet për zbatimin e saj të barabartë.
Megjithatë, në letër vlerësohet se korniza aktuale ligjore mbetet e paplotë, pasi legjislacioni sekondar i paraparë me Ligjin për Përdorimin e Simboleve Shtetërore ende nuk është miratuar.
Sipas tyre, mungesa e këtyre akteve nënligjore krijon paqartësi juridike dhe rrit rrezikun e zbatimit jo të njëtrajtshëm ose diskriminues në praktikë.
Për këtë arsye, BE-ja, QUINT-i dhe EULEX-i u bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës që, si çështje prioritare, të miratojnë legjislacionin e nevojshëm sekondar për të siguruar qartësi ligjore dhe zbatim të qëndrueshëm në të gjithë vendin.
Ata kërkojnë gjithashtu që ky proces të zhvillohet në konsultim të ngushtë me komunitetet joshumicë dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
Në letër theksohet se, deri në miratimin e akteve të nevojshme, të gjitha çështjet që lidhen me përdorimin e flamujve dhe simboleve të komuniteteve, përfshirë gjatë festave dhe përvjetorëve, duhet të trajtohen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, në mënyrë konsistente, proporcionale dhe pa diskriminim.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa











