Lajme
Bavari: Festohet 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
U festua 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, nga shkolla shqipe e Fraising-ut, Landshut-it dhe Fürstenfeldbruk-ut.
Në Fürstenfeldbruk të Bavarisë u festua 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës nga shkolla shqipe e Fraising-ut, Landshut-it dhe Fürstenfeldbruk-ut, përcjell albinfo.ch.
Më 24 shkurt 2023 në Fürstenfeldbruk shkolla shqipe e Fraising-ut, Landshut-it dhe e Fürstenfeldbruk-ut, me mësimdhënëset Nife Arifi dhe Qamile Berisha, në bashkëpunim me shoqatën “2 Krenare FFB e. V”, për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhanë një program kulturo-artistik.
Programi filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, për të vazhduar tutje me moderimin e nxënëseve Elsa Manaj dhe Ulpijana Brajshori, të cilat i përshëndetën të pranishmit, Kryetarin e shoqatës “2 Krenare FFB e. V”, z. Zeqë Sumaj, kryetarin e LAPSh-it, Milazim Ukaj, Koordinatorin e LAPSh-it, poetin e shumë librave, Mustafë Krasniqin dhe kryesuesin e Këshillit të Prindërve për Bavari, Arif Arifaj.
Pas fjalës përshëndetëse të Zeqë Sumaj dhe të Milazim Ukaj, programi vazhdoi me monologun kushtuar heronjve, të interpretuar nga nxënësja Ulpiana Brajshorit, për të vazhduar me poezinë “Agim Ramadani”, të recituar nga Diar Zylfiu. Vallja, me motiv nga veriu, e pushtoi skenën nga nxënësit e shkollës së Freising-ut, me koreografen Lorena Muriqi.
Poezinë “Festa e Pavarësisë” recitoi Eljesa Imeri nga shkolla e Landshut-it, poezinë “Jam Vajzë Dardane” recitoi nxënësja nga Fürstenfeldbruk-ut Lorenta Nebihu. Për të vazhduar me këngën “Mora Fjalë”, të kënduar nga Elsa Manaj, kurse poezinë “Shqiponja” recitoi Milot Syla; Poezinë për “Zahir Pajaziti” recitoi Leonis Zylfiu, kurse me poezinë “Simbolet e mia” recitoi Dones Hajdari.
Me vallen e shotës vallëzuan nxënësit e Freisingut, ndërsa nxënësja nga Fürstenfeldbruk-i, Lorina Nebihi, këndoi këngën “Sofra e përgjakur” dhe recitoi poezinë “Nuk tundet Shqipnija”.
Poezinë “Idriz Seferit” e recitoi nxënësja Alejna Zylfiu, ndërsa me vallen “Kosovare” dolën në skenë nxënësit nga shkolla e Freisingut, të cilën me këtë valle përmbyllën programi kulturo-artistik dhe me këtë porosi:
“Ne, nxënësit mërgimtarë u bëjmë thirrje të gjithë moshatarëve tanë që të na bashkohen në rrugëtimin për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, me qëllim që ta mësojmë dhe ta shkruajmë bukur, ngaqë gjuha jonë amtare është e bukur dhe ndër gjuhët më të vjetra. Gjuhë që me të kanë folur e ka shkruar të parët tanë. Andaj duke e mësuar gjuhën e nënës, ruajmë identitetin, kulturën dhe mbi të gjitha e njohim vetveten se kush jemi ne.
Ne jemi çelësi i diturisë dhe me tërë fuqinë lëshojmë kushtrimin: Prindër dërgoni fëmijët në shkollën shqipe, që edhe ata ta ndijën aromën e kullave të lashtësisë të gjyshërve tanë”, ishte porosia e nxënësve, të drejtuar nga mësuesja Nife Arifi.
Kurse programi vazhdoi me këngë rapsodike të kënduar nga këngëtarët Fadil Sumaj (M.K)
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













