Integrimi
Bashkësia shqiptare në Gjermani, nikoqire e ministrit shqiptar të diasporës
Nga biseda dolën shumë pika bashkëpunimi që u diskutuan në detaje. Më të rëndësishmet ishin ndërtimi i institucioneve në Shqipëri për diasporën, hapja e qendrave kulturore, arsimi dhe votimi i diasporës
“Organizata ombrellë e shqiptarëve në Gjermani, „Bashkësia Shqiptare në Gjermani“, pati një takim shumë konstruktiv me ministrin e shtetit shqiptar për diasporën, zotin Pandeli Majko. Si ministri ashtu edhe anetaret e Bashkësise dhanë informata per aktivitetet dhe planet e tyre, shumë lajme të mira për shqiptarët e diasporës, sidomos në Gjermani”, thuhet në një njoftim, të dërguar nga Bashkesia Shqiptare në Gjermani.
Zoti Majko përgëzoi anëtarët e Bashkësisë për iniciativën dhe progresin e bërë deri tani. Ai përsëriti disa herë mbeshtetjen e tij për organizatën ombrellë. Nga biseda dolën shumë pika bashkëpunimi që u diskutuan në detaje. Më të rëndësishmet ishin ndërtimi i institucioneve në Shqipëri për diasporën, hapja e qendrave kulturore, arsimi dhe votimi i diasporës.
Ministri pasqyroi planet për ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve për diasporën. Për tu pershendetur është fakti që këto institucione po ndërtohen me ligj për t`i bërë sa më rezistente nga vendime te nxituara të politikës. Në emër të të gjithë shqiptarëve në Gjermani, Bashkësia përgëzoi ministrin për këto iniciativa dhe i ofroi mbështetjen dhe ndihmeë e saj në qoft se do të jetë e nevojshme.
Arsimi ishte një nga temat më të diskutuara. Ne si organizate ombrelle shohim në arsim mundësine dhe nevojën për bashkëpunimin më të ngushtë me qeverinë jo vetëm të shtetit shqitar por edhe të Kosovës. Vetëm kështu mund të fitojmë kohën e humbur dhe t`i mundësojmë mësimin e shqipes çdo fëmije shqiptar në diasporë.
Ministri Majko premtoi se në të ardhmen do të ketë angazhim dhe komunikim më intensiv midis Ministrisë së Diasporës dhe Bashkësisë Shqiptare në Gjermani. Me këtë rast ai pranoi ftesen zyrtare nga kryetari i Bashkesise z. Lulzim Veliu për të marrë pjesë në kremtimin që do të organizohet me rastin e Vitit të Skënderbeut ne Düsseldorf në fillim të qershorit 2018, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga zëdhënësi i Bashkësisë Shqiptare në Gjermani, Erzen Hyko.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














