Lajme
Banush Neziri dhe Shoqata “Dobrosini” në Zvicër bëjnë me shtëpi një familje
Falë solidaritetit të Banush Nezirit dhe shoqatës “Dobrosini” në Zvicër, është bërë me shtëpi Ylfete Ademi me tre fëmijët e saj, të cilët përballen edhe me probleme shëndetësore.
Gjatë kohës së pandemisë ka mbetur edhe pa burrin Ajet Ademi, i cili ka ndërruar jetë për shkak të problemeve të shumta shëndetësore, njofton Komuna e Gjilanit.
Pas dorëzimit të çelësave, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Selami Xhemajli, ka thënë se falë donatorëve, edhe një familjeje i është bërë zgjidhja e banimit, përkundër që edhe në vitin 2004, Komuna e Gjilanit ia kishte ndërtuar shtëpinë në fshatin Lipovicë, përcjell albinfo.ch.
“Kjo familje jetonte e izoluar në fshatin Lipovicë, në kushte të vështira dhe me probleme shëndetësore. Për shkak të rrethanave të krijuara, pas vdekjes së kryefamiljarit, kjo ishte zgjidhja më e mirë që bënë donatorët. Përndryshe, përkujdesja jonë ka qenë e vazhdueshme për këtë familje dhe të gjitha ato familje që janë duke jetuar në kushte të vështira”, ka thënë Xhemajli.
Banush Neziri, donatori kryesor dhe pronar i kompanisë “Biti Com”, ka falënderuar të gjithë kontributdhënësit, duke u ndjerë mirë që kanë arritur ta bëjnë me shtëpi një nënë e cila kujdeset për tre jetimë, dy prej tyre edhe me probleme shëndetësore.
“Të gjithë ata që kanë dhënë donacion mund ta shohin kontributin e tyre këtu tek kjo shtëpi e cila tash i ka të gjitha kushtet për të strehuar këtë familje në kushte moderne. Sot kemi arsye të gëzohemi të gjithë, edhe familja, edhe ne që kemi bërë që ta strehojmë atë”, ka thënë Neziri.
Qenan Shabani, në emër të shoqatës “Dobrosini” dhe të mërgimtarëve, ka thënë se ky ka qenë një aksion i përbashkët i mërgatës që kjo familje të bëhet sa më parë me shtëpi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













