Bota
Banorët protestojnë për mbipopullim të turistëve
Më shumë se 1 milion turistë të huaj vizitojnë ishujt çdo muaj, krahasuar me një popullsi vendase prej 2.2 milionësh, sipas të dhënave zyrtare
Mijëra njerëz protestuan në Ishujt Kanarie kundër turizmit masiv, duke kërkuar kufizimin e numrit të vizitorëve në ato zona.
Demonstruesit theksuan se rritja e pakontrolluar e numrit të turistëve po rrit kostot e strehimit dhe po dëmton banorët vendas.
Mijëra njerëz protestuan kundër turizmit masiv në Ishujt Kanarie të Spanjës, duke u kërkuar autoriteteve të kufizojnë numrin e vizitorëve për të mbrojtur banorët vendas nga kostot e larta të strehimit, trafiku i ngjeshur dhe shërbimet e mbingarkuara, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Duke marshuar me banderolën “Kanariet kanë një kufi”, demonstruesit dolën në rrugë në të gjithë ishujt kryesorë të arkipelagut dhe në disa qytete të Spanjës kontinentale. Disa protestuan kundër pasojave të turizmit në furnizimin me ujë.
“Turizmi është shumë i rëndësishëm për Ishujt Kanarie, por duhet të kuptojmë se kolapsi është total”, tha për Reuters Juan Francisco Galindo, një menaxher hoteli në Tenerife.
Më shumë se 1 milion turistë të huaj vizitojnë ishujt çdo muaj, krahasuar me një popullsi vendase prej 2.2 milionësh, sipas të dhënave zyrtare. Spanja, që pati një numër rekord turistësh në vitin 2024, pret edhe më shumë vizitorë këtë vit.
Galindo tha se numri i shtretërve në hotele ishte trefishuar që nga vitet 1970, kur u ndërtua infrastruktura e ishujve, duke çuar në rritjen marramendëse të kostove të strehimit, bllokime trafiku dhe akses të kufizuar në shërbimet shëndetësore gjatë sezonit të pikut turistik.
Në Spanjë ka pasur disa protesta kundër mbiturizmit në destinacione të tjera të njohura pushimesh, duke përfshirë Majorkën, Barcelonën dhe Malagën. Demonstrata të ngjashme u mbajtën në Ishujt Kanarie vitin e kaluar.
Një avokate e zonës kritikoi planet e qeverisë rajonale për të ndërtuar më shumë banesa në vend që të kufizojë numrin e turistëve. “Qëllimi nuk është cilësia e turizmit, por që të vijnë gjithnjë e më shumë turistë. Numri i vizitorëve dhe njerëzve që vijnë për të jetuar këtu po na shkatërron”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











