Lajme
Banorët e Ticino-s u dalin në ndihmë viktimave të vërshimeve në Itali
Nga të dhënat e fundit, 14 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve që prekën rajonin Emilia-Romagna të Italisë.
Derisa po vazhdohet me intervenimin në Itali, kanë shkruar edhe vullnetarë nga Ticino.
Të mbiquajtur nga media italiane “Angeli del fango”, engjëjt e baltës, banorët e Ticinos me lopata dhe fshesa shkuan për të pastruar rrugët, shtëpitë dhe shumë biznese të groposura nën ujë dhe baltë, shkruan RTS.
Të enjten, rreth pesëmbëdhjetë anëtarë të shoqatës Emiliano-Romagnola në Ticino u nisën me radhë për në Bolonja, që u godit rëndë nga përmbytjet.
Afro 20,000 njerëz duhet të evakuohen dhe të zhvendosen në strehimore të përkohshme. Banorët dhe autoritetet rrugore po punojnë për të pastruar shtëpitë, bizneset dhe rrugët e mbushura me baltë dhe mbeturina, dhe rrugët që ishin zhytur ose larë nga uji u rihapën për qarkullim, përcjell albinfo.ch.
Dëmi material kap vlerën e miliarda eurove. Një fatkeqësi e re për rajonin e shkatërruar në vitin 2012 nga një tërmet, më pas dy javë më parë nga përmbytjet e para. “Ajo që ne po përjetojmë është një tërmet i ri”, tha presidenti i rajonit Stefano Bonaccini për RTS.
Më shumë se 5000 ferma në Emilia-Romagna, të konsideruara si “kopshti i Italisë”, përfunduan nën ujë. Kopshtet e tregut dhe fushat me drithëra ishin të mbuluara me baltë, shumë plazhe u zhytën në ujë.
“Ne do të rindërtojmë gjithçka. Por sektori agroushqimor dhe i kopshtarisë së tregut duhet të kompensohet 100%. Kishim thatësirën, ngricat dhe tani këto përmbytje dramatike. Kur bëhet fjalë për turizmin, për fat të mirë bregdeti [Adriatiku lindor] është më pak i prekur,” tha Bonaccini, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












