Maqedonia
Banka Qendrore e Maqedonisë ulë normën bazë të kamatave
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka liruar politikën monetare duke e ulur normën bazë të kamatave.
Kjo normë është ulur për 0.25 pikë përqindjesh dhe tani është 2.25%. Kjo kamatë është bazë sipas të cilës llogariten të gjitha kamatat e tjera të kredive edhe për qytetarët edhe për kompanitë.
Nga Banka Popullore thonë se ulja e kamatave është reflektim i lëvizjeve të mëtutjeshme të volitshme të tregut devizor, që krijojnë pritje të qëndrueshme te biznesmenët, raporton televizioni Alsat.
“Vendimi për uljen e normave të kamatës bazohet në vazhdimësinë e qëndrueshme të lëvizjeve të volitshme në tregun devizor, që tregon se nuk ka presione në sektorin e jashtëm dhe pikëpamjeve të qëndrueshme të subjekteve vendore. Gjithashtu lëvizjet rrjedhëse tregojnë rritje të matur të çmimeve vendore, e me këtë edhe mungesën e presioneve nga çmimet”, thuhet në njoftimin e Bankës Popullore.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














