Koronavirusi: çast pas çasti
Banka Botërore: Prodhimi global do të pësojë rënie për 5.2%
Pandemia e koronavirusit do të ndikojë që prodhimi ekonomik global të tkurret për 5.2 për qind më 2020, ka thënë Banka Botërore të hënën, duke paralajmëruar se parashikimi i fundit do të shkojë edhe më poshtë, nëse pasiguria rreth pandemisë me koronavirus dhe mbyllja e bizneseve do të zgjasë për periudhë më të gjatë.
Në raportin e saj të fundit, kjo Bankë ka thënë se ekonomitë më të avancuara pritet të tkurren për 7.0 për qind më 2020, derisa ekonomitë e vendeve në zhvillim do të tkurren për 2.5 për qind.
Në baza të bruto-prodhimit të brendshëm për kokë banori, tkurrja globale do të jetë më e thella prej periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Parashikimet e përditësuara tregojnë më shumë dëme në ekonomi, sesa ishte vlerësuar në muajin prill nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ka parashikuar ulje ekonomike prej 3.0 për qind më 2020.
Kujtojmë se rastet e para me koronavirus janë raportuar në Vuhan, Kinë, në fund të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën me këtë virus janë infektuar mbi 7 milionë persona.
Prej tyre, mbi 3 milionë janë shëruar, derisa mbi 400,000 kanë vdekur, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














