Uncategorized
Banda kosovare ka bërë mbi 90 vjedhje në vlerë prej 1.4 milion eurosh
Banda me pjesëtarë nga Kosova dhe nga Maqedonia, ngarkohet me 90 vjedhje në një shumë prej 1.4 milion eurosh
Në bashkëveprim me kolegët e tyre ndërkombëtarë policët në Salzburg (Austri) kanë goditur një bandë hajnash nga Kosova dhe Maqedonia. Banda ngarkohet me 90 vjedhje në një shumë prej 1.4 milion eurosh, shkruan heute.at. Njëri nga pjesëtarët, një i ri 26 vjeçar nga Kosova që mendohet se është kreu i bandës, po mbahet në burg që nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch.
Policia ishte në ndjekje të tij që nga viti 2012. Atëbotë ai ia kishte dalë t`i ikte policisë ndërsa gruaja e tij 24 vjeçare ishte arrestuar. Me rastin e bastisjeve në banesë ishin konfiskuar gjësende të vjedhura si orë dhe stoli.
Tri vjet më vonë, një arrestim i bërë në Slloveni sërish solli policinë në gjurmë të kosovarit. Një grua e arrestuar në mars të vitit 2015kishte pranuar një numër vjedhjesh në Austri dhe në Gjermani, të cilat i kishte bërë me dy meshkuj nga Kosova, përcjell albinfo.ch. Me gjithë arrestimet që u bënë, i dyshuari kryesor nuk ishte në mesin e të arrestuarve.
Ndërsa policia përfundimisht ia ka dalë ta arrestojë kosovarin me rastin e një vjedhjeje tjetër në dhjetor 2015 në Salzburg. Një dëshmitare kishte vënë re dy meshkuj që po e ngarkonin një trezor dhe kishte alarmuar policinë, e cila pastaj ka arrestuar njërin nga ta, që doli të ishte pikërisht kosovari i kërkuar.
Tashti, personit në fjalë i ngarkohen së paku 90 vjedhje, gjysma pej të cilave në Salzburg dhe rrethinë, ndërsa dëmet e shkaktuara vlerësohen në 1.4 milion euro.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













