Lajme
“Bajraktarizmi, pasojë e mosbashkëpunimit opozitar të shqiptarëve në Maqedoni” *
Kur flas për opozitën shqiptare, e kam fjalën për ato parti politike jashtëparlamentare, sepse PDSH-në nuk e llogaris si opozitë. Që nga dalja në skenë e lëvizjeve të reja politike në Maqedoni, si Lëvizja Besa dhe LR-PDSH-ja, u pa një entuziazëm i madh te shqiptarët e Maqedonisë, si dhe një shpresë për të ardhmen e […]
Kur flas për opozitën shqiptare, e kam fjalën për ato parti politike jashtëparlamentare, sepse PDSH-në nuk e llogaris si opozitë. Që nga dalja në skenë e lëvizjeve të reja politike në Maqedoni, si Lëvizja Besa dhe LR-PDSH-ja, u pa një entuziazëm i madh te shqiptarët e Maqedonisë, si dhe një shpresë për të ardhmen e kësaj popullate në këtë vend. Ajo që pritej tani ishte bashkërendimi i tyre kundrejt një pushteti famëkeq, i udhëhequr nga VMRO dhe BDI-ja. Por e shumëpritura nuk ndodhi dhe nuk po ndodh, përkundrazi, këto dy lëvizje tanimë më shumë merren me njëra-tjetrën sesa me pushtetin, që është e keqja më e madhe në këtë vend, e sidomos për shqiptarët. Ata në vend se të bashkëpunonin me njëri-tjetrin kundër këtij regjimi, filluan të krijojnë grupe brendaopozitare, fillimisht LR-PDSH me Aleancën për Shqiptarët dhe më pastaj Lëvizja Besa me Këshillin opozitar, herë njëra e herë tjetra bëjnë thirrje për bashkëpunim, por asnjëra dhe as tjetra nuk mund ta kalojnë vetveten për të arritur te bashkëpunimi. Si duket, kjo është vërejtur nga partitë shqiptare brendaparlamentare BDI dhe PDSH, ku për kundër dallimeve që kanë, i bashkërendojnë aktivitetet e tyre, pra ata janë bashkë. Bajraktarizmi nga të dyja palët si Lëvizja Besa, po ashtu edhe nga LR-PDSH (nuk po flas për partitë e tjera, sepse është e qartë që këta dy lëvizje janë ato të cilat e kanë rolin kryesor opozitar jashtëparlamentar) shkon në dëm të shqiptarëve në Maqedoni. Për të kuptuar se sa i pafavorshëm është mosbashkëpunimi i partive opozitare jashtëparlamentare të shqiptarëve në Maqedoni tregon numri i personave të cilët anëtarësohen në LSDM, duke e parë Zoran Zaevin si shpresë të vetme. Pra, përveç që ky mosbashkëpunim i dëmton këto lëvizje, po ashtu e dëmton edhe popullin shqiptar, i cili ka vite që nuk përfaqësohet nga askush. Nëse këto parti do ta kishin seriozisht bashkëpunimin, sot do të ishin bashkë duke tejkaluar inatet personale, e sidomos egot e tyre.
Gadaf Muharremi
* Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion shprehin mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj Nga grevat dhe protestat, deri te festat publike (që janë shumë), këtu janë gjërat që do...
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë