Lajme
Zvicra shton edhe këto vende në listën e karantinës
Të prekura, nga mbrëmja e të shtunës janë këto shtete: Republika Çeke, Holanda, Britania e Madhe, Egjipti dhe Malavi
Të shtunën në mbrëmje, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka njoftuar kufizime të udhëtimit për vendet e tjera në të cilat është regjistruar varianti Omikron i virusit korona, raporton sda.ch.
Të prekura janë këto shtete: Republika Çeke, Holanda, Britania e Madhe, Egjipti dhe Malavi.
Sipas kësaj, ata që duan të vinë në Zvicër nga këto vende duhet të jenë në gjendje të tregojnë testin negativ të koronës me rastin e nisjes me aeroplan dhe po ashtu të vendosen në karantinë në Zvicër për dhjetë ditë.
Ndërkaq, që nga mbrëmja e të premtes (dje) detyrimi për testim dhe karantinë qenë në fuqi për udhëtarët nga Belgjika, Botsvana, Eswatini, Hong Kongu, Izraeli, Lesoto, Namibia, Zimbabve dhe Afrika e Jugut, po ashtu për shkak të variantit Omikron të virusit korona.
E-Diaspora
-
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi I larguar nga Gostivari në fëmijëri, Erduan Rexhepi ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme në Itali. Sot... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













