Shqipëria
Azilkërkuesit shqiptarë kthehen të infektuar nga kampet e qëndrimit në Francë
Për vitin 2018 ishin 440 pacientë të prekur me këtë sëmundje infektive ndërkohë që në 2017 ishin 502 prevalence është 16.5 për 100 mijë banorë
Në kampet e azilantëve në Francë jetojnë qytetarë me kombësi të ndryshme, mes tyre edhe shqiptarë. Bashkëjetesa ka sjellë edhe infektimin me tuberkuloz.
Pasi u është refuzuar kërkesa për azil ata janë kthyer së bashku me këtë sëmundje, që është përhapur edhe tek personat me të cilët kanë patur kontakt.
Kjo gjë dëshmohet nga të dhënat e programit Kombëtar të Tuberkulozit. Epidemiologia.
Donika Bardhi, sqaron se viti 2017 shënon numrin më të lartë të të prekurve me këtë sëmundje në 10 vitet e fundit, për shkak të kthimit të azilkërkuesve që kishin ikur në 2015 dhe 2016, duke e lidhur këtë me kushtet e kampeve ku ata kanë jetuar, raporton “Klan Plus”.
“Për vitin 2018 ishin 440 pacientë të prekur me këtë sëmundje infektive ndërkohë që në 2017 ishin 502 prevalence është 16.5 për 100 mijë banorë”, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse duket si e harruar, sëmundja e tuberkulozit vijon të mbetet prezent në Shqipëri.
Vetëm në e muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 150 raste të reja, pak kohë më parë në Elbasan u diagnostikuan 5 punonjës të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Por sipas Bardhit këto raste u diagnostikuan për një kohë rekord dy ditore.
Cilat janë simptomat e tuberkulozit?
“Shenjat që shfaqet sëmundja e tuberkulozit është e ngjashme me ato plumonare, por kolla zgjat më shumë se 3 javë pavarësisht se ka marrë antibiotik. 15-45 vjeç kanë përqindjen më të madhe dhe ato mbi 65 vjeç”.
Sa i përket vdekshmërisë nga tuberkulozi, mjekja thotë se është e ulët, me përjashtim të rasteve kur pacientët janë të infektuar me HIV.
Mjekët thonë se kjo sëmundje mbetet ende e stigmatizuar në shoqërinë shqiptare dhe pacientët që marrin mjekim nuk tregojnë, duke rrezikuar edhe personat e tjerë në të njëjtin ambient pasi është shumë infektive dhe përhapet nëpërmjet ajrit.
Personat e prekur nga kjo sëmundje ndiqen në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Kohëzgjatja e trajtimit me turberkuloz është 6 muaj, dhe pacienti shërohet plotësisht.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












