Kosova
Avokati i Popullit: Detyrimi për pagesën e rrymës për veriun, shkelje ligjore
Avokati, Hilmi Jashari i ka thënë Kryeministrit, Ramush Haradinaj, se detyrimi i qytetarëve të paguajnë për rrymën që nuk e shpenzojnë vetë, por që shpenzohet në veri të vendit, është shkelje e katër ligjeve bazë
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari i ka thënë Kryeministrit, Ramush Haradinaj, se detyrimi i qytetarëve të paguajnë për rrymën që nuk e shpenzojnë vetë, por që shpenzohet në veri të vendit, është shkelje e katër ligjeve bazë, transmeton albinfo.ch.
Në njoftimin e kryeministrisë thuhet se Jashari e Haradinaj kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet institucionit të Avokatit të Popullit dhe Qeverisë, me qëllim të avancimit të të drejtave të njeriut në vend.
Avokati i Popullit e informoi Kryeministrin lidhur me procesimin rreth Fondit të Pensioneve të Kosovës të bartur në Serbi, që paraqet shkelje të të drejtave dhe dinjitetit të pensionistëve si lëndë e Gjykatës së Strasburgut si dhe rishqyrtimin e një vendimi të MPMS-së që i detyron të moshuarit edhe kur janë në pamundësi fizike të dëshmojnë në çdo gjashtë muaj se janë gjallë, gjë që sipas Jasharit cenon dinjitetin e njeriut.
Haradinaj, tha se e vlerëson lartë punën e madhe të këtij institucioni, i cili nga barometri i BE-së për institucionet e pavarura prinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë kontekst Qeveria do të ofrojë mbështetje për Institucionin e Avokatit të Popullit, por edhe për institucionet tjera që mbrojnë të drejtat e njeriut.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












