Lajme
Autoritetet zvicerane: “I hapëm baret dhe klubet e natës herët”
Këtë javë, rreth 240 njerëz janë në karantinë në qytetin zviceran të Fribourg, si rezultat i një personi të infektuar në tri bare dhe klube të natës.
Kjo është e fundit në një seri shpërthimesh të Covid-19 që ndodhën në diskot dhe klubet zvicerane në javët e fundit.
Në përgjithësi, dhjetëra njerëz në rajone të ndryshme të Zvicrës kanë testuar pozitiv, dhe qindra janë nën karantinë parandaluese.
Tani autoritetet shëndetësore po pyesin nëse këto vende duhet të lejohen të vazhdojnë punën e tyre.
“Ne shohim që shumë grupe të infeksionit ndodhin në këto vende. E vërtetë që ne mund t’i kemi hapur ato pak herët”, tha Antoine Flahault, drejtori i Institutit për Shëndetin Global në Universitetin e Gjenevës, për televizionin RTS, përcjell albinfo.ch.
Flahault shtoi se “ne nuk kemi arritur ende në eliminimin e mjaftueshëm të qarkullimit të virusit në të gjithë Evropën. Ndoshta këto diskoteka përfaqësojnë zona të rrezikut dhe duhet të rihapen pak më vonë”.
Asnjë vendim nuk është marrë deri më tani për mbylljen eventuale të të gjitha klubeve dhe diskotekave.
Kur disko dhe klubet e natës u lejuan të rihapeshin në Zvicër më 8 qershor, një nga rregullat ishte distanca mes mysafirëve – e vendosur së pari në 2 metra dhe më pas ndryshuar në 1.5 metra, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme

Zvicër: Rekord i ri i bllokimeve të trafikut: 68,040 orë në vitin 2025
- Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura
- Grabitja spektakolare në Muzeun e Luvrit: 3 minuta që zbuluan dështime serioze të sigurisë
- FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra Aeroporti i Vjenës ul limitin e lëngjeve prej 100 ml, ndërsa skanerë të rinj hyjnë në... -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë











