Lajme
Austri: Prindër, regjistroni fëmijët në mësimin e gjuhës shqipe
Afati i fundit i lajmërimit të nxënëseve është deri më 3 korrik, raporton Albinfo Austria.
Kryetarja e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri, Miradije Berisha, u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë në Austri, që të regjistrojnë fëmijët e tyre në mësimin e gjuhës shqipe për vitin shkollor 2020/2021. Në njoftimin e saj në ”Facebook”, ajo ka njoftuar se afati i fundit i lajmërimit të nxënëseve është deri më 3 korrik, raporton Albinfo Austria.
Ky është edhe postimi i plotë:
“Të nderuar prindër,
Ju, që jetoni në Vjenë e keni fëmijë të moshës shkollore, dhe jeni të interesuar për t’i regjistruar ata edhe në mësimin e Gjuhë shqipe për vitin shkollor 2020/21, koha e lajmërimit është deri me 3 Korrik.
Për informata me të detajuara ju lutem të na shkruani privat të M.Berisha dhe O.Ademi apo tek mësuesit e vendeve ku ju jetoni.
Me lajmërimin e nxënësve të ri , paraqitet nevoja për mësues të ri.
Njëherit ju dëshirojmë pushime të mira verore!”
Siç e edhe ka informuar Albinfo Austria, një ndër shqetësimet më të mëdha të komunitetit shqiptar në Austri është numri i vogël i nxënësve shqiptarë që përcjellin mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Prandaj, lusim prindërit shqiptarë të dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin e gjuhës shqipe.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











