Lajme
Dënohet kosovari, kishte tentuar të siguronte dokumente false për atentatorin e Vjenës
Sipas aktakuzës, terroristi i Vjenës thuhet se i ka kërkuar të pandehurit dokumente false për të udhëtuar në Siri dhe për t’iu bashkuar IS -it
Një kosovar 30-vjeçar është dënuar të premten në Linz të Austrisë me pesë muaj burgim për shkak se ishte përpjekur të siguronte dokumente false për atentatorin e terrorit në Vjenë, rast i cili ndodhi më 2 nëntor të vitit të kaluar.
Sipas kësaj aktakuze, terroristi vjenez dëshironte të udhëtonte në Siri pesë muaj para atentatit. Kosovari prej muajsh ishte në paraburgim gjatë hetimeve kundër ndihmëseve dhe bashkëpunëtorëve të K.F., i quajtur tashmë si terroristi i Vjenës.
Periudha e gjykimit për një dënim me kusht për të është zgjatur në pesë vjet. Ndërkohë, ai është liruar nga akuzat për anëtarësim në një grup terrorist dhe organizatë kriminale.
Sipas aktakuzës, terroristi i Vjenës thuhet se i ka kërkuar të pandehurit dokumente false për të udhëtuar në Siri dhe për t’iu bashkuar IS -it. Ky dyshim mbështetet nga një transferim i datës 14 maj 2020, kur K.F. supozohet se i kishte transferuar të pandehurit 1400 euro.
Gjithnjë sipas aktakuzës, thuhet se një shok i burgosur i vëllait të tij kishte kontakte me terroristin K.F., shkruan krone.at.
Mirëpo vetë i pandehuri, i cili ishte ilegalisht në Austri pas dënimit me burgim prej gjashtë vjetësh për disa precedentë të tjera penale, kishte thënë në gjykatë se nuk di asgjë për prejardhjen e atentatorit. Si përfundim, marrëveshja me një falsifikator në Itali nuk u realizua.
„Ai donte dokumente, unë doja para“
Prokurori nuk e beson në atë që thotë. “Një organizatë si IS ka nevojë për një infrastrukturë të caktuar. Dhe i pandehuri u përpoq ta vinte në dispozicion”. I pandehuri iu kundërpërgjigj: “Ai donte një dokument dhe unë doja para, shkruan krone.at, përcjell albinfo.at.
Pas vendimit përfundimtar, kosovari është liruar. Ai kishte vuajtur tashmë pesë muajt e paraburgimit.
Sipas krone.at, i pandehuri pas lirimit nga aktgjykimi, do të dëbohet për në Kosovë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani Me të gjitha notat 10 nga klasa e parë deri në përfundim të gjimnazit, katër provime... -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













