Lajme
Austri, ambasadori uron nxënësit për nisjen e mësimit të gjuhës shqipe
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë, Lulzim Pllana, uron fillimin e vitit shkollor
Jemi në fillim të shtatorit, muaji kur nxënësit e diasporës filojnë mësimin. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në Austri, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë, Lulzim Pllana, priti në takim kryetaren e SHMSH “Naim Frashëri” në Austri, Antigonë Elshani dhe mësuesit e tjerë, shkruan albinfo.at.
Në këtë takim, mësuesit njoftuan me punën e tyre për mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë, numrin e tyre që vijojnë mësimin e gjuhës shqipe, rezultatet, sfidat, si dhe aspekte të tjera të përgjithshme të punës së tyre.
Duke uruar një fillimvit të mbarë shkollor për nxënësit dhe mësuesit, Ambasadori Pllana, theksoi se mësimi i gjuhës shqipe duhet të jetë një prioritet i lartë dhe i falënderoi mësuesit për kontributin e tyre. Po ashtu u diskutuan edhe projektet e ardhshme të bashkëpunimit në mes të Ambasadës së RKS në Vjenë dhe SHMSH “Naim Frashëri” në Austri.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










