Lajme

Austri: 3,443 firma falimentuan në gjashtë muajt e parë të vitit

Shumë firma në Austri vazhdojnë të luftojnë për mbijetesë.

Në gjysmën e parë të këtij viti, në Austrinë e Poshtme u regjistruan 582 falementime të kompanive – një rritje prej 5.8 përqind krahasuar me 550 rastet në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është sipas të dhënave aktuale nga “Creditreform”, shkruajnë mediat austriake, përcjell albinfo.at.

Rritja e normave të falimentimit Drejtori Menaxhues Gerhard Weinhofer nuk e sheh këtë si një valë akute falimentimesh, por flet për një numër me një vazhdimësi të lartë falimentimesh.

Ai përmend kërkesën vazhdimisht të dobët të kombinuar me kostot e larta të personelit dhe energjisë, si dhe një situatë të tendosur fitimi në shumë kompani, si faktorë kryesorë që kontribuojnë në falementimin e kompanive në Austri.

Sektori më i prekur është ndërtimtaria Sipas Creditreform, numri i falimentimeve të kompanive në të gjithë Austrinë ka shënuar rënie me 1.6 përqind në gjysmën e parë të vitit 2026 – 3,499 nga viti i kaluar, nga periudha gjashtë mujore e këtij viti është shënuar 3,443 rastesh.

Megjithatë, agjencitë e mbrojtjes së kreditorëve nuk po japin sqarime: niveli mbetet dukshëm mbi mesataren afatgjatë të viteve para pandemisë.

Industria e ndërtimit është nën presion të veçantë , me 458 falimentime të regjistruara – një rritje prej 1.1 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Vetëm falimentimet e kompanive Eitek dhe Mediashop prekën gjithsej 481 punonjës .