Lajme
Australia do të rihapë ambasadën në Zvicër
Australia do të rihapë ambasadën e saj në kryeqytetin zviceran Bernë në vitin 2022 pas një pauze 30-vjeçare, njoftuan të dy vendet të premten.
Ministri i Jashtëm zviceran Ignazio Cassis ndau lajmin në Twitter, duke thënë se ishte një “hap i rëndësishëm i vendeve tona”, duke iu referuar dy vendeve që shënojnë 60 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike këtë vit. Homologia e tij australiane, Marise Payne, tha se Australia mezi priste hapjen e një ambasade në Bernë, përcjell albinfo.ch
Ambasada Australiane në Bernë u mbyll në vitin 1992 për arsye kostoje. Që atëherë, Zvicra është përfaqësuar nga ambasada në kryeqytetin gjerman Berlin. Australia gjithashtu ka një lidhje të jashtme të Konsullatës së Përgjithshme në Gjenevë. Rihapja e ambasadës australiane tregon se sa serioze janë marrëdhëniet mes Bernës dhe Kanberrës, tha ambasadori zviceran në Australi, Pedro Zwahlen.
“Zvicra është një nga investitorët e huaj më të rëndësishëm në Australi dhe është gjithashtu interesante për Australinë si partnere”, tha ai për televizionin publik zviceran SRF, përcjell tutje albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













