Të tjera
Atletja bjelloruse konsiderohet e sigurt në Tokio, vendet e BE-së i ofrojnë viza
Mësohet se atletja bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya, e cila ka refuzuar të niset me aeroplan drejt Bjellorusisë, pasi siç ka thënë ajo, është nisur me forcë nga ekipi i saj në aeroport, tani është e sigurt në Tokio, ka thënë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar më 2 gusht, transmeton albinfo.ch.
Mbështetësit e saj kanë thënë se ajo synon të sigurojë azil jashtë shtetit.
Ndërkohë orët e hershme të 2 gushtit, Tsimanouskaya, 24-vjeçare, ka qenë ende në Aeroportin Haneda të Tokios, ku ka kërkuar mbrojtje nga policia japoneze në ditën paraprake.
Mediat botërore shkruajnë se ende nuk është bërë e qartë se ku mund të përfundojë ajo, pasi Polonia dhe Republika Çeke i kanë ofruar ndihmë publikisht.
Fondacioni për Sportin Bjellorus – organizatë që mbështet atletët opozitarë, ka thënë se Tsimanouskaya planifikon të kërkojë azil në Gjermani apo Austri.
“Ajo na ka siguruar se është e sigurt. Ne jemi duke biseduar me të sërish këtë mëngjes, për të kuptuar se cilët do të jenë hapat e radhës”, ka thënë zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mark Adams.
“Ne duhet ta dëgjojmë atë, të kuptojmë çfarë dëshiron ajo dhe të mbështesim vendimin e saj”.
Adams ka thënë se ajo ka kaluar natën në hotelin e aeroportit, teksa është mbrojtur nga autoritetet.
Më herët, Tsimanouskaya ka thënë përmes një video-mesazhi se nuk dëshiron të kthehet në Bjellorusi dhe i ka kërkuar Komitetit Olimpik Ndërkombëtar “të intervenojë”.
“Më është bërë presion dhe ata janë duke tentuar të më largojnë me forcë nga shteti”, është cituar të ketë thënë ajo.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












