Kosova

ASK: Gjatë tetorit pati rritje të çmimit të bukës dhe të qumështit

Ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupet si buka dhe drithërat ka qenë (1,5%), qumështi, djathi dhe vezët (1,8%), perimet (4,1%) etj

Agjencia e Statistikave e Kosovës ka publikuar të dhënat nga Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit që thotë se ky është  më i lartë për 0,2% në muajin tetor 2017 krahasuar me muajin shtator 2017, transmeton albinfo.ch. Sipas ASK-se në këtë muaj janë rritur çmimet e ushqimeve në Kosovë si dhe çmimi i cigareve.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet: buka dhe drithërat (1,5%), qumështi, djathi dhe vezët (1,8%), perimet (4,1%). Por, në muajin tetor, krahasimi i çmimeve të konsumit me muajin shtator, tregon se ka pasur ulje në çmimet e pemëve (-3,9%) dhe e shërbimeve për transport”, theksohet në raportin e kësaj agjencie.