Lajme
ASHAK propozon shtyrjen e regjistrimit të popullsisë
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka propozuar që të shtyhet regjistrimi i popullsisë në Kosovë, i paraparë të mbahet prej 1 e deri më 15 prill.
Nëpërmjet një komunikate për media, ASHAK vlerëson se rezultatet e regjistrimit të popullsisë varen në masë të ndjeshme dhe nga koncepcioni në bazë të të cilit zbatohet regjistrimi.
Në këtë kontekst peshë të veçantë ka përkufizimi i “popullsisë rezidente”. Prej tij, sipas ASHAK, varet drejtpërsëdrejti pasqyrimi i numrit të popullsisë dhe i shumë elementeve të strukturës së saj.
Sipas Ligjit për Regjistrimin e popullsisë (neni 3, alineja 1.1) regjistrimi bëhet, jo sipas koncepcionit “popullsi rezidente”, por sipas koncepcionit “popullsi e pranishme” apo gjendjes faktike. Kjo do të thotë se të gjithë personat që nuk janë në Kosovë mbi 12 muaj, nuk përfshihen në popullsinë e përgjithshme. Ligji (neni 3, alineja 1.2) ka parashikuar një “listë suplementare”, ku do të përfshihen personat që jetojnë jashtë Kosovës, por ky numër nuk hyn në numrin e përgjithshëm të popullsisë së Kosovës. Në këtë mënyrë cenohet pasqyrimi objektiv i gjendjes demografike dhe bashkatdhetarëve tanë në botën e jashtme u shkelet e drejta e pjesëmarrjes në votime dhe të drejta të tjera civile.
Sipas ASHAK, bashkatdhetarët tanë investojnë në vendlindje në ndërtimin e shtëpive, në bujqësi, në biznese të ndryshme, i ndihmojnë familjarët dhe të afërmit e tyre me të holla dhe në mënyra të tjera dhe për këto arsye janë reale supozimet që një numër i konsiderueshëm i punëtorëve “përkohësisht” të punësuar në vendet perëndimore që nga fillimi i viteve të 70-ta të shekullit të kaluar do të kthehet në vendin e lindjes, përkatësisht në vendin e përhershëm të banimit, pasi ta përfundojë karrierën e punës dhe të pensionohet.
“Këta persona duhet të jenë pjesë e popullatës së përgjithshme të Kosovës dhe mbi bazë të këtij vëllimi demografik duhet të bëhen planifikimet hapësinore, urbanistike dhe shoqërore”, thuhet në komunikatën e ASHAK.
Nga ana tjetër, ka njohuri se qysh nga viti 2005 ekzistojnë plane të UNMIK-ut për formimin e qendrave të posaçme në Serbi dhe në Mal të Zi, që do ta organizonin regjistrimin e serbëve të Kosovës sipas koncepcionit të popullsisë rezidente, çka nënkupton përfshirjen e të gjithë serbëve që janë shpërngulur nga Kosova në Serbi e Mal të Zi që nga viti 1999.
“Sot jetojmë në Ballkanin e pastabilizuar, ku fakti statistik dhe faktori demografik janë bërë çelës i zgjidhjes së raporteve politike dhe të problemeve etnike, kështu që pasqyrimi joreal i dimensionit etnodemografik të Kosovës mund të ketë edhe pasoja politike”, thuhet në komunikatë.
Duke u mbështetur dhe në këtë fakt, ASHAK u sugjeron instancave vendimmarrëse që, për të pasur një regjistrim objektiv, gjithëpërfshirës dhe cilësor, të merret vendim për shtyrjen e tij dhe për rishqyrtimin e tërë çështjeve kontestuese, përfshirë edhe Ligjin për regjistrimin e popullsisë.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










