E-Diaspora
Arta e sëmurë rëndë fiton zemrat e zviceranëve me vullnetin e saj për jetë
Shefi i Swisstranmsplant, Franz Immer thotë se, vetëm në tri ditët e fundit, si rezultat i sensibilizimit të publikut me rastin e Artës, njerëzit kanë porositur 8000 libreza të reja për t`u bërë dhurues të organeve
Arta Shabani, vajza 16 vjeçe e cila vuan nga një sëmundje e rëndë e cila ia ka shkatërruar mushkëritë, po vazhdon të sfidojë me guxime e optimizëm sëmundjen e rëndë. Çështja se a do të jetojë Arta apo do t`i dorëzohet sëmundjes, varet nga gjetja e një mushkërie të përshtatshme e cila do t`i transplantohej asaj. Por, ajo tashmë është në garë me kohën: 4 mushkëri që i janë ofruar, pasi janë testuar nga mjekët specialistë, kanë rezultuar të papërshtatshme për Artën.
Kështu, lufta për jetë o vdekje po vazhdon dhe Arta duket mjaftueshëm e fortë për ta përballuar. Babai i Artës, Burim Shabani, nga Komuna e Vitisë thotë për albinfo.ch se familjarët janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për të mbijetuar Arta. Por duket se jo çdo gjë varet nga vullneti i tyre. Ai falënderon nga zemra të gjithë njerëzit vullnetmirë që kujdesen dhe interesohen për jetën e vajzës së tij.
“Në veçanti falënderoj portalin albinfo.ch që e ka bërë të njohur rastin edhe në mesin e publikut shqiptar”, shprehet Burimi.
Një shkrim që e pati publikuar blick.ch para pak ditësh dhe të cilin e ka transmetuar edhe albinfo.ch, ka bërë që me rastin e Artës të sensibilizohet një numër shumë i madh i zviceranëve dhe të tjerëve. Nga rreth 23 mijë ndjekës që ajo i kishte në rrjetin social instagram, për dy-tri ditë janë bërë 30 mijë sish dhe ngritja e numrit vazhdon. Ndërsa videoja e saj tashmë është klikuar mbi 50 mijë herë. Artës i vijnë vazhdimisht mesazhe trimëruese të njerëzve të cilët krahas dhembjes për gjendjen e saj, shprehin edhe mahnitjen me vullnetin për jetë dhe vitalitetin që tregon vajza shqiptare.
Edhe në adresën e albinfo.ch, në faqen e saj të facebook-ut, janë paraqitur një numër i konsiderueshëm i lexuesve duke shprehur vullnetin për t`i dalë në ndihmë Artës. Ata kërkojnë informacione nëse kanë mundësi të dhurojnë mushkëritë e tyre për të mundësuar mbiejtesën e vajzës së re.
Së fundi, Arta është bërë edhe një lloj ambasadoreje joformale e fushatës për sensibilizimin e njerëzve me dhurimin vullnetar të organeve. Swisstransplant. Ajo, duke iu drejtuar publikut, me shkrim dhe me zë e figurë, trimëron ata që ende janë në mëdyshje nëse do të japin ose jo organet e tyre për transplantim.
Shefi i Swisstranmsplant, Franz Immer thotë se, vetëm në tri ditët e fundit, si rezultat i sensibilizimit të publikut me rastin e Artës, njerëzit kanë porositur 8000 libreza të reja për t`u bërë dhurues të organeve.
«Natyrisht, ne i trajtojmë të gjithë pacientët njësoj. Por mua më prek gjitheshi kur shoh se sa shumë njerëz luftojnë për jetën e një të riu, sikur në këtë rast, për jetën e Artës», thotë Immer.
E-Diaspora
-
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për lidhje me incidentin në Dällikon të Cyrihut; rrethanat... -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










