Kosova
Arrihet koalicioni për Prishtinën
Shpend Ahmeti do të përballet me Arban Abrashin e LDK-së në balotazhin e 19 nëntorit
Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca Kosova e Re kanë arritur marrëveshje për garën e balotazhit të 19 nëntorit për të parin e Prishtinës, përcjell albinfo.ch.
Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Selim Pacolli, janë shprehur të lumtur për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
Ahmeti ka thënë se nuk është diskutuar për poste, por vetëm për programe dhe tashmë do të kenë më shumë asamblistë në komunën e Prishtinës, kurse i kënaqur ishte edhe Pacolli, i cili theksoi se do të punohet për të mirën e qytetarëve të Prishtinës.
Ahmeti do të përballet me Arban Abrashin e LDK-së në balotazhin e 19 nëntorit.
Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 22 tetor, në raundin e parë Ahmeti mori 43.32 për qind apo 37572 vota, ndërsa Abrashi 35.89 për qind apo 31126 vota. Pacolli pati 10.40 për qind apo 9022 vota.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











