Lajme
Arrihet armëpushimi mes Indisë dhe Pakistanit
Pas ditëve të përleshjeve të armatosura, të dy vendet kanë arritur një armëpushim të menjëhershëm teksa raportohet se u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
ndia dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm, duke i dhënë fund, të paktën tani për tani, njërit nga përshkallëzimet ushtarake më serioze midis dy vendeve në dekada. Marrëveshja u njoftua nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili e përshkroi atë si një marrëveshje të arritur “pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga SHBA-ja”. Armëpushimi më vonë u konfirmua nga qeveritë pakistaneze dhe indiane.
Pak orë më parë, Pakistani kishte nisur një ofensivë ushtarake kundër Indisë. Operacioni, i quajtur Bunyanun Marsoos (“mur i pathyeshëm”), shënjestroi disa instalime ushtarake indiane, duke përfshirë aeroportin Pathankot, bazën ajrore të Udhampurit, një depo raketash në Beas, afër Amritsarit, dhe objektiva të tjerë strategjikë në Kashmir. Sipas ushtrisë pakistaneze, një depo furnizimi në Uri dhe pozicionet e artilerisë në Derangyari u goditën gjithashtu. Kryeministri Shehbaz Sharif e quajti ofensivën “një përgjigje me vend” për t’u hakmarrë për “vdekjet e pafajshme”, transmeton albinfo.ch.
Hakmarrja erdhi pasi Islamabadi akuzoi Nju Delhin se kishte goditur me raketa tre baza të Forcave Ajrore pakistaneze në provincën Punjab. Në Indi, ushtria raportoi sulme të reja nga Pakistani, duke përfshirë edhe me dronë, përgjatë kufirit perëndimor. Shpërthime u dëgjuan në Srinagar dhe Jammu dhe policia konfirmoi vdekjen e të paktën pesë civilëve.
Kishte gjithashtu viktima të shumta në frontin pakistanez: qeveria e Kashmirit të administruar nga Islambadi raportoi 11 civilë të vrarë, duke përfshirë një fëmijë dhe katër gra, në bombardimet gjatë natës nga India.
Në mes të përshkallëzimit, The Guardian raportoi se kryeministri Shehbaz Sharif mund të mbledhë Autoritetin e Komandës Kombëtare, organin që mbikëqyr arsenalin bërthamor të Pakistanit. Lajmi u mohua më vonë nga ministri i Mbrojtjes, Khawaja Asif, i cili megjithatë deklaroi se Pakistani ishte i gatshëm të përballej me “një nivel të ri konflikti”, ndërsa mbeti i disponueshëm për një de-përshkallëzim “përmes bisedimeve serioze”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












