Lajme
Arrestohet shqiptari në Vjenë, ushtronte dhunë të vazhdueshme mbi gruan dhe 10 fëmijët
Raportohet se një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Vjenë të Austrisë, pasi për vite me radhë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe 10 fëmijëve të tyre, përcjell albinfo.ch.
Mediat austriake shkruajn se shqiptari shkonte vazhdimisht në një kazino në Republikën Çeke dhe e mbyllte familjen e tij me çelës brenda shtëpisë.
Nëse gjërat shkonin keq dhe ai humbte lojën e paratë në kazino, kur kthehej në shtëpi niste me dhunën.
Mediat e huaja raportojnë se shqiptari është arrestuar dhe vënë para drejtësisë austriake.
Përveç dënimit me burg, eksperti Peter Hofmann ka kërkuar dërgimin e 42-vjeçarit në një institucion për shkelësit e ligjit, të cilët konsiderohen anormalë nga ana mendore.
Ky pretendim është hedhur poshtë nga autori, i cili pretendon se nuk i ka bërë ato veprime për të cilat akuzohet.
“Unë jam një njeri normal. Ajo për të cilën jam akuzuar nuk ka ndodhur kurrë”, u shpreh shqiptari.
Vajza e familjes ka deklaruar në gjykatë se e kanë kaluar të gjithë jetën e tyre vetëm në shkollë dhe shtëpi.
“Kemi kaluar gjithë jetën vetëm në shkollë ose në shtëpi. Dorezat e dyerve dhe dritareve u çmontuan, çelësat u hoqën”, u shpreh ajo.
Rasti më makabër i përmendur në gjykatë është pas debatit me gruan e tij, ku 42-vjeçari ka prerë kabllon dhe ka hyrë në banjë, gjatë kohës që ajo po bënte dush. Më pas kabullin që qëndronte në prizë ai ia ka afruar në lëkurën e lagur. Fatmirësisht ndërprerja e energjisë elektrike i shpëtoi jetën gruas së dhunuar.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










