Një person është arrestuar në Pikën Kufitare të Kalimit në Merdare, pasi dyshohet se ka penguar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 22 korrik 2026, rreth orës 05:20.
Policia njoftoi se është arrestuar një shtetas i Kosovës, i cili dyshohet se ka penguar një zyrtar policor gjatë ushtrimit të detyrave të tij zyrtare.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet nga organet kompetente. /Albinfo.ch