Kosova
Arrestohet në Prishtinë një shtetas gjerman i kërkuar nga INTERPOL-i
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një shtetas gjerman, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, bazuar në një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer më 13 korrik nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht Sektori FAST, pas pranimit të informatave operative për vendndodhjen e të dyshuarit me inicialet F.R.
I arrestuari dyshohet se kërkohej për veprën penale të “trafikimit të paligjshëm të substancave narkotike”, vepër e paraparë dhe e dënueshme sipas Kodit Penal Gjerman.
Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë, procedurat e mëtejme do të vazhdojnë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – ILECU, në koordinim me institucionet përkatëse të drejtësisë.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar policor dhe në zbatimin e urdhër-arresteve ndërkombëtare, me qëllim të luftimit të krimit dhe forcimit të sundimit të ligjit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












