Kosova
Arrestohen katër persona për vjedhje në Klinë
Policia e Kosovës në Klinë njofton se në një operacion të saj ka arritur të arrestojë katër persona të dyshuar për vjedhje.
“Të arrestuarit gjatë intervistimit kanë pranuar se në bashkëveprim kanë kryer këto vjedhje. Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha veprimet policore në terren janë ndërmarrë në koordinim me të njëjtin. Nga të dyshuarit janë konfiskuar pesë (5) televizorë të llojeve të ndryshme, një (1) pompë uji, një (1) motosharrë dhe dy (2) fshesa elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas policisë, vjedhjet kanë ndodhur në shtëpi, banesa e dyqane afariste të qytetarëve të Klinës me rrethinë. Policia e Kosovës po ashtu falënderon qytetarët e kësaj zone, të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar policinë në këtë operacion.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












