Kosova
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
Një operacion i policisë italiane ka çuar në arrestimin e 11 personave, pjesë e një bande kriminale të lidhur me Elvis Demçen.
Gjykata e Romës ka lëshuar 14 urdhra-arresti, por vetëm 11 prej tyre u ekzekutuan.
Tre personat e tjerë mësohet se janë shpallur në kërkim. Të dyshuarit akuzohen për bashkëpunim në trafikun e drogës.
Hetimet e nisura në janar të vitit 2022, çuan në shpërbërjen e një organizate kriminale që i atribuohet Elvis Demçes, “Zotit të Drogës” një shtetas shqiptar, i konsideruar si një figurë qendrore në menaxhimin e trafikut të drogës midis Lacios dhe Kalabrisë.
Demçe, i dënuar në dhjetor 2022 me 18 vjet burg për trafik droge, akuzohet se ishte kreu i një grupi kriminal të aftë për të menaxhuar sasi të mëdha droge dhe për të kontrolluar territorin përmes përdorimit sistematik të frikësimit dhe dhunës.
Hetimi i sotëm u përqëndrua te bashkëpunëtorët më të ngushtë të Demces, të cilët mbetën në hije gjatë fazave fillestare hetimore.
Nëpërmjet përgjimeve telefonike, analizës së bisedave të koduara dhe hetimeve në terren, hetuesit ishin në gjendje të përcaktonin rolet, dhe përgjegjësitë e secilit anëtar.
Midis majit 2020 dhe marsit 2021, grupi dyshohet se ka transportuar 338 kg kokainë, 1,510 kg hashash dhe 70 kg marihuanë, me provincat e Romës dhe Latinës si zonat kryesore të shpërndarjes.
Disa nga të arrestuarit nga Kalabria dyshohet se kanë vepruar si qendra kryesore logjistike në zinxhirin e trafikimit.
Përveç trafikimit të drogës, hetimi ka zbuluar tre episode zhvatjeje, dhune dhe kërcënimesh që synonin rikuperimin e borxheve nga shitja e drogës.
Në një rast, anëtarët e grupit kriminal dyshohet se i vunë flakën një pike bastesh në Romë dhe kërcënuan pronarin, duke e detyruar atë të paguante mbi 80,000 euro.
Në një episod të dytë, një blerës dyshohet se u frikësua për t’i zhvatur 108,000 euro.
Në të tretin, një person dyshohet se u rrëmbye dhe u çua në një pyll me pisha, ku iu mbajt një armë në kokë për ta detyruar të dorëzonte 50,000 euro.
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër Nëse je inxhinier, arkitekt, profesionist, student apo i angazhuar në një fushë teknike, shkencore ose profesionale,... -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













