Kultura
Ardiani: Jemi vetëm miq të mirë
Pas përhapjes së thashethemeve të Anna-Carinës se në shoun “DSDS” zviceranja Zazou ka pasur marrëdhënie intime me shqiptarin Ardian Bujupin, Zazou ka reaguar me një mllef të madh. Sipas Anna-Carina në shtëpizën e “DSDS” ambienti është shumë i nxehtë:
Në mes të Zazou Mall dhe Ardian Bujupit është krijuar një lidhje e fuqishme. “Zazou dhe Ardiani – ata tashmë kohë të gjatë kanë marrëdhënie intime në shtëpizë. Kjo është duke ndodhur tashmë dy javë”, kishte deklaruar ajo për të përditshmen gjermane “Bild”.
Zazou në ndërkohë është shokuar: “Jam e zhgënjyer nga Anna-Carina. Derisa isha me të, isha shumë e sinqertë ndaj saj”, i ka deklaruar Zazou të përditshmes “20 Minuten”. Ajo deklaron bindshëm: “Ardiani dhe unë asnjëherë nuk kemi pasur seks dhe as që mendoj të kem ndonjëherë”.
Ata, thjeshtë, vetëm janë të shoqëruar ngushtë. “Dëshiroj të jem një shembill për të voglin”, ka vazhduar Zazou, duke aluduar në Ardianin. Ajo ende nuk mund të kuptoje përse Anna-Carina dëshiron ta etiketojë me gjëra të tilla.
Pas publikimit të thashethemeve lidhur me skandalin për gjoja marrëdhënie intime me Ardianin, Zazou Mall është duke vuajtur shumë. “Ishte një javë shumë e vështirë për mua. Kjo më ka lënduar tepër dhe tërë kohën kam qarë”, pohon Zazou.
Nga ana tjetër, edhe Ardiani e mohon një gjë të tillë: “Pas dëbimit të Anna-Carinës, ajo deshte të mbetet përsëri në qendër të vëmendjes. Unë dhe Zazou jemi vetëm miq të mirë. Gjithë këtë histori e kam pranuar me keqardhje. Para së gjithash për shkak të Zazou. Anna-Carina thjeshtë ishte shumë xheloze, pasi Zazou ishte shoqja ime më e mirë”, deklaron Ardiani.
Që të dy shpresojnë se kjo aferë është një e kaliar e hidhur dhe se askend nuk do ta interesojë një gjë e tillë. Zazou ka tjera probleme: “Nuk po ndjehem mirë, kam dhimbje në fyt dhe jam e brengosur për ditën e shtunë”. Edhe Ardiani është në gjendje euforike, pas kritikave të ashpra të jurisë, gjatë javës së kaluar.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













