Lajme
Apple prezanton iPhone Duo, i pari i kompanisë i palosshëm
Kompania Apple ka prezantuar iPhone-in e palosshëm, duke hyrë në një treg ku rivalët kanë qenë të pranishëm prej më shumë se shtatë vitesh.
Modeli i ri, quhet Duo dhe do të jetë i disponueshëm për porosi paraprake nga 16 tetori, do të dalë në shitje më 23 tetor. Çmimi fillestar është 1,999 dollarë për versionin me 256 GB hapësirë ruajtëse, teksa kapaciteti mund të shkojë deri në 2 TB, transmeton albinfo.ch.
Kur është i mbyllur, telefoni ka një ekran 5.4-inç. Kur hapet, shndërrohet në një pajisje me ekran 7.6-inç, më i madhi i përdorur ndonjëherë në një iPhone.
Të dy ekranet kanë teknologjinë ProMotion, ekranin gjithmonë aktiv dhe ndriçimin maksimal deri në 3,000 nit. Apple ka njoftuar gjithashtu se mbështetja për Apple Pencil do të vijë më vonë gjatë këtij viti.
Duo vjen në dy ngjyra: të bardhë “Star White” dhe blu të errët “Night Sky”.
Nga kompania bëhet e ditur se një nga sfidat kryesore për Apple ka qenë reduktimi i dukshmërisë së palosjes në mes të ekranit, teksa është përdorur një material i personalizuar me nano-teksturë, shtresat e ekranit janë projektuar të rrëshqasin mbi njëra-tjetrën gjatë hapjes dhe mbylljes, për të reduktuar deformimin me kalimin e kohës.
Në pjesën e pasme ndodhet një sistem me dy kamera 48 megapiksel. Kamera ultra e gjerë është e njëjta që përdoret edhe në iPhone 18 Pro. Në pjesën e përparme ndodhet një kamerë selfie me mbështetje për Center Stage.
Ndryshe nga modelet iPhone 18 Pro, Duo nuk ka kamerat e Face ID. Në vend të saj, Apple ka rikthyer Touch ID, të integruar në një prej butonave anësorë. Ekrani i brendshëm përdor një kamerë selfie të vendosur nën ekran.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











