Lajme
Apple lëshon paralajmërime sigurie për përdoruesit e iPhone në 110 vende
Kompania Apple ka nisur të informojë përdoruesit e iPhone në 110 vende për një rrezik të mundshëm të sulmeve kibernetike të realizuara përmes programeve të sofistikuara të spiunazhit, të njohura si “spyware mercenar”.
Sipas raportimeve të TechCrunch, paralajmërimet e sigurisë nuk dërgohen vetëm përmes emailit apo mesazheve, por tashmë mund të shfaqen edhe në ekranin e kyçjes së pajisjes.
Apple nuk ka bërë të ditur se cilat janë vendet e prekura dhe as nuk ka identifikuar autorët e dyshuar të këtyre sulmeve. Kompania shpjegon se publikimi i detajeve të tilla mund t’u mundësojë zhvilluesve të spyware-ve të përshtatin teknologjitë e tyre për t’iu shmangur mekanizmave të zbulimit.
Sipas kompanisë, sulmet e këtij lloji nuk kanë zakonisht në shënjestër përdoruesit e zakonshëm. Objektivat përzgjidhen kryesisht për shkak të profilit të tyre publik ose profesional dhe mund të përfshijnë gazetarë, aktivistë, politikanë dhe diplomatë.
Apple sqaron gjithashtu se marrja e një njoftimi nuk nënkupton automatikisht se pajisja apo të dhënat personale janë komprometuar. Paralajmërimi tregon se janë konstatuar aktivitete në pajisje që mund të jenë në përputhje me një tentativë sulmi përmes spyware-it.
Për përdoruesit që marrin një njoftim të tillë, Apple rekomandon aktivizimin e “Lockdown Mode”, një funksion i krijuar për të rritur nivelin e mbrojtjes së pajisjes. Modaliteti kufizon disa funksione të iPhone-it, përfshirë disa bashkëngjitje dhe pamje paraprake të lidhjeve, komunikimet nga kontakte të panjohura dhe disa elemente të shfletimit në internet.
Kompania vlerëson se përdorimi i spyware-ve komercialë për sulme të sofistikuara kibernetike mbetet një fenomen i vazhdueshëm dhe me shtrirje ndërkombëtare, duke përbërë një rrezik të veçantë për individët që përzgjidhen si objektiva.
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës Sopranoja shqiptare do të ndajë skenën me tenorin e njohur ndërkombëtarisht Piotr Beczała, në koncertin që... -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













