Lajme
Anulimet e fluturimeve në Gjermani kanë filluar të bëhen të mërzitshme
Pse në Gjermani po mbahen greva të shumta në aeroporte
Nisur nga viti 2023, aeroportet gjermane nuk janë të sakta me fluturimet e tyre, për shkak të grevave të shpeshta, përcjell albinfo.ch.
Pothuajse çdo javë në aeroporte të caktuara ka greva, për përmirësimin e kushteve të punëtorëve në agjencitë të cilat ata punojnë.
Edhe javën e kaluar kishte probleme edhe IT, ku shumë fluturime për disa orë të tëra anuluan të gjitha fluturimet.
Edhe mbrëmë nga ora 22:00 filloi greva në aeroportin e Dyseldorfit dhe në aeroportin Koln/Bonn, e cila do të zgjasë deri më 27 shkurt, në orën 24:00.
Në njoftimet e këtyre aeroporteve theksohet se gjatë kësaj kohe nuk do të fluturojnë shumë avionë nga këto aeroporte.
Sot do të ketë greva edhe në disa shërbime të tjera publike. Sindikatat kanë bërë të ditur se greva do të ketë më së shumti në landin Renania Veriore Vestfalia, pra në NRW, por këto greva mund të pengojnë edhe rajone të tjera të Gjermanisë.
Nesër dhe pasnesër do të ketë greva edhe në trafikun publik me tramvajë, me trena lokalë, me metro dhe autobusë në qytetet Këln, Bonn, Essen, Leverkuzen, Achen, Dyseldorf, Dyren dhe në shumë qytete të tjera të këtij landi. Përveç aeroporteve dhe transportit publik, greva në dy ditët e ardhshme do të ketë edhe në shërtbime të tjera, si për shembull, në kopshte për fëmijë, në shërbimet publike në komuna, në disa vende madje edhe në Sparkasse dhe në shërbime të tjera.
Grevat do të mbahen për shkak se negociatat e fundit mes sindikatave dhe punëdhënësve në aeroporte dhe në shërbimet publike kanë dështuar. Prandaj, ekziston frika se greva dhe bllokada mund të ketë edhe në ditët dhe javët në vijim, në veçanti kur dihet se negociatat e ardhshme janë parashikuar për 27 dhe 28 mars të këti viti, pra pas një muaji.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas










