Kosova
Ankesat e mërgimtarëve në kufi
Ata janë ballafaquar me pritje të gjata në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” derisa u janë nënshtruar të gjitha kontrolleve kufitare
Mërgimtari Shaip Avdyli nga Gjilani tash e një kohë të gjatë jeton në Zvicër, ndërsa pushimet verore zakonisht i kalon në vendlindje.
Edhe këtë vit, pavarësisht rezolutës së miratuar në Kuvend, përmes së cilës parashiheshin lehtësira të kontrolleve nëpër pikat kufitare, për atë dhe familjen e tij nuk ka ndryshuar asgjë, raporton “KTV”.
Ata janë ballafaquar me pritje të gjata në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” derisa u janë nënshtruar të gjitha kontrolleve kufitare, përcjell albinfo.ch.
Por ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i cili e ka për obligim zbatimin e kësaj rezolute, thotë se ajo nuk duhet të hyjë fare në funksion.
Kjo pasi që, sipas tij, është Ligji të cilin e zbaton policia kufitare. Ndryshe nga pika kufitare e “Dheut të Bardhë”, mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë nuk janë kontrolluar fare.
Në muajin korrik, me iniciativë të deputetit të PSD-së Faton Topalli, Kuvendi miratoi rezolutën për moskontrolle të tërësishme për bashkatdhetarët në pikat kufitare, e cila duhet të zbatohet nga 15 korriku deri më 15 shtator.
https://video.gjirafa.com/koha?video=kufirirezoluta
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar Një djalë katërvjeçar u mor kundër vullnetit të tij në një apartament nga një burrë 72-vjeçar... -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve













