Sport
Andi Zeqiri zgjidhet Futbollisti i Vitit për Challenge League të Zvicrës
Andi është vetëm 20-vjeçar, por një futbollist jashtëzakonisht i talentuar. Ata e duan Zvicra dhe Kosova
Në mbrëmjen gala për zgjedhjen e futbollistëve më të mirë të Zvicrës, që po mbahet në këto çaste në Kursaal të Bernës, ndahen 7 kategori çmimesh.
Njëra ndër kategoritë ka qenë ajo për Lojtarin më të mirë të vitit 2019 në Brack.ch Challenge League. Dhe, në këtë kategori ka fituar shqiptari Andi Zeqiri, 20 vjeçar, shkruan albinfo.ch.
Lojtari i Lausanne-Sport ka mbizotëruar në garë me bashkëlojtarët e tij Stjepan Kukuruzovic dhe Aldin Turkes.
Zeqiri ka shënuar 12 gola në 18 ndeshje në sezonin vjeshtor 2019/20 dhe po ashtu ka përgatitur tre sish direkt.
Zeqiri është krahasuar më parë me Xherdan Shaqirin, kurse ka qenë pjesë e Akademisë së Juventusit në Itali dhe ka luajtur si 16-vjeçar në Superligën zvicerane.
Për Zeqirin në ‘luftë’ janë Zvicra dhe Kosova, që e duan në radhët e tyre.
Ndërkohë, të nominuarit për futbollistin më të mirë të Superligës zvicerane janë: Raphaël Nuzzolo (Neuchâtel Xamax), Jean-Pierre Nsame (YB) dhe Jonas Omlin (FC Basel).
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












