Kosova
Ambasadori zviceran: Qytetarët mos të presin para ambasadave
“Janë rreth 7 mijë njerëz që presin para ambasadës për viza, ata nuk janë shumë të rinj", u shpreh Jean-Hubert Lebet
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, është shprehur se miratimi ose jo i demarkacionit me Malin e Zi është çështje e brendshme, por është e padrejtë që qytetarët të presin para ambasadave për marrjen e vizave, raporton “Ekonomia Online”.
“Kjo është një çështje e brendshme. Janë rreth 7 mijë njerëz që presin para ambasadës për viza, ata nuk janë shumë të rinj.
Nuk jam i lumtur me këtë situatë, unë e përfaqësoj Zvicrën dhe nuk jam këtu t`u sqaroj politikanëve se çfarë duhet të bëjnë. Në tërësi shpresoj se një zgjidhje do të gjendet jo vetëm për demarkacionin, por edhe për çështjet tjera që Kosova të marrë në mënyrë të shpejt liberalizimin e vizave”, është shprehur ambasadori zviceran, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me demarkacionin ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndonëse nuk komentoi se a do të kalojë marrëveshja në Kuvend apo jo.
Këto deklarime Lebet e Haradinaj i bënë pas nënshkrimit të Amendamentit të Parë të Projekt Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, lidhur me Mbështetjen për Këshillin Ndërministror për Ujëra.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











