Futboll
Ambasadori i Gjermanisë: S’mund t’i ndalësh këta djem
Kosova arriti ta sigurojë mbrëmë një fitore shumë të rëndësishme kundër Malit të Zi
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, e shfaq gjithmonë gëzimin e tij pas fitoreve të “Dardanëve” në llogaritë e tij në rrjetet sociale dhe të njëjtën gjë e bëri edhe mbrëmë, pas fitores kundër Malit të Zi.
Kosova arriti ta sigurojë mbrëmë një fitore shumë të rëndësishme kundër Malit të Zi për ëndrrat për kualifikim në Kampionatin Evropian, që do të zhvillohen verën e vitit të ardhshëm, shkruan Gazeta Express.
Djemtë e Bernard Challandes arritën ta gjejnë golin e parë qysh në minutën e dhjetë të ndeshje, përmes Amir Rrrahmanit, e atë të dytën në minutën e 34-të, përmes Vedat Muriqit.
Megjithatë, statistikat e ndeshjes tregojnë për një dominim edhe më të madh të Kosovës. “Dardanët” i krijuan katër raste shumë të mira për të shënuar.
“Oooops, ata e bënë atë sërish. Kosova, 2:0 kundër Malit të Zi në kualifikimet për EURO 2020. Nuk mund t’i ndalësh, thjesht të mrekullueshëm, ata e meritojnë. I kënaqur që pashë përfaqësues të lartë të Federatës së Futbollit të Gjermanisë në ndeshje, ata e njohin cilësinë”, shkroi Heldt.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














