E-Diaspora
Ambasada e Kosovës në Bernë ngushëllon familjen e Florijana Ismailit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, Ambasadorja Nazane Breca, i gjithë stafi diplomatik dhe konsullor si dhe ai vendor, shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të Florijana Ismailit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, me pikëllim të thellë ka marrë lajmi për gjetjen e trupit të pajetë në liqenin e Comos të sportistes së talentuar profesionale Florijana Ismailit, futbollistes së Kombëtares zvicerane (NATI).
Hulumtimet e ekipeve të specializuara të shpëtimit, trupin e pajetë të Florijana Ismailit, e ka gjetur në një zonë shumë të thellë të liqenit, në Zonën Musso, jo shumë larg nga vendi ku ajo u zhduk më 30 qershor 2019. Trupi është gjetur në thellësinë prej 204 metrash. Florijana Ismajli ishte futbolliste shqiptare nga Lugina e Preshevës. Ajo luante për Kombëtaren zvicerane të futbollit dhe për klubin Young Boys të Bernës. Florijana për herë të parë për NATI-n, ka luajtur në vitin 2014, ndërsa për Young Boys që nga viti 2011. Nën udhëheqjen e trajnerit Woss Tecklenburg, Florijana ka luajtur në 30 ndeshje. Gjithashtu ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të futbollit për femra të vitit 2015, ndërsa në kualifikimet për Botërorin 2019, NATI nuk u kualifikua. Para dy javësh, Florijana kishte ndeshjen e fundit për NATI-n.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, Ambasadorja Nazane Breca, i gjithë stafi diplomatik dhe konsullor si dhe ai vendor, shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të Florijana Ismailit, duke e ndarë dhimbjen me familjarët e saj, me familjen e gjerë Ismaili, miqtë e saj si dhe qindra e mijëra sportdashësë e adhurues të futbollistes sonë të shquar,
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













