Kosova
Ambasada e SHBA-së demanton Thaçin: Zhbërja e Speciales rrezikon raportet me Amerikën
Ambasada e SHBA-së ka thënë se “udhëheqësit e Kosovës e kanë gabim kur thonë se iniciativa lidhur me Gjykatën Speciale, e ndërmarrë në Kuvendin e Kosovës, nuk do t’i dëmtojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës”
Vetëm një ditë pasi presidenti Hashim Thaçi deklaroi në media se zhbërja eventuale e Gjykatës speciale nuk i prish raportet me ndërkombëtarët veçanërisht me SHBA-në, vjen një komunikatë nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, e cila këtë deklaratë e konsideron të gabueshme. Madje kjo ambasadë thotë se prishja e Gjykatës Speciale i rrezikon seriozisht raportet me ndërkombëtarët.
Nëpërmjet një deklarate për media, Ambasada e SHBA-së ka thënë se “udhëheqësit e Kosovës e kanë gabim kur thonë se iniciativa lidhur me Gjykatën Speciale, e ndërmarrë në Kuvendin e Kosovës, nuk do t’i dëmtojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës”.
“Ata e kanë gabim. Çfarëdo përpjekje e tillë e përsëritur do të kishte pasoja të thella negative për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, kërcënimet me dhunë, janë tërësisht të papranueshme dhe qartësisht dhe pa mëdyshje ato duhet të hidhen poshtë nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në reagim, transmeton albinfo.ch
Ambasada amerikane thotë se ndjehet jashtëzakonisht e dëshpëruar me ata që do të sakrifikonin të ardhmen e shtetit të tyre dhe përkrahjen e patundur të Shteteve të Bashkuara në favor të interesave të tyre personale.
Ndryshe një ditë më parë, Hashim Thaçi tha se një aspekt procedural nuk i lëkundë marrëdhëniet me SHBA-të. “ Një vendim procedural nuk mund ta prishë miqësinë e përhershme me SHBA-në”, deklaroi Thaçi duke e konsideruar veprimin e deputetëve për ta zhbërë Specialen si veprim demokratik dhe ligjor.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










