Jeta në Zvicër
Alkooli, shkaktar i aksidentit me pesë të vdekur
Vozitësi i makinës ka pasur 1.3 promila alkool në gjak. Sasi të ngjashme kanë pasur edhe katër meshkujt tjerë që po ashtu kanë humbur jetën
Vazhdojnë të mbeten mister rrethanat në të cilat fundjavën e kaluar në Rheinfelden ka ndodhur aksidenti i rëndë ku në një veturë kanë humbur jetën pesë meshkuj dhe kanë pësuar lëndime dy femra. Ndërkaq prokuroria publike dje ka dalë me një njoftim lidhur me rezultatet e para të hetimeve lidhur me aksidentin.
Sipas këtyre rezultateve del se vozitësi i makinës ka pasur 1.3 promila alkool në gjak. Katër meshkujt tjerë që po ashtu kanë humbur jetën kanë pasur një sasi të ngjashme të alkoolit në gjak sikurse ngasësi.
Dy femrat që kanë shpëtuar ende nuk kanë mundur të merren në pyetje sepse vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













