Maqedonia
Aleanca për Shqiptarët pritet të vendosë nëse do të mbetet pjesë e qeverisë
Aleanca për Shqiptarët pritet që sot të vendosë nëse do të mbetet edhe më tej në Qeveri apo do të largohet dhe të shkoj në opozitë.
Vendimi do të merret nga Kuvendi Qendror i kësaj partie i cili do të mbahet ne qytetin e Gostivarit.
Kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur se ai tashmë ka dërguar propozimin e tij për ministër të Shëndetësisë dhe ai nuk do të jetë nga kjo parti.
Kandidati i propozuar i Aleancës për Shqiptarët për ministrin e Shëndetësisë ka qenë i papranueshëm për Zaevin, kurse në Kuvend tashmë janë dorëzuar propozimet e reja për vendet boshe në kabinetin qeveritar.
Zaev gjatë një interviste për televizionin “Telma” tha se dikasteri i shëndetësisë i ka takuar Aleancës për shkak të tashmë kryetarit të Gostivarit, Arben Taravarit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










