Muzikë
Albumi ‘Bang’ i Rita Orës, me mbi 20 milionë dëgjime në Spotify
Rita Ora publikoi pak javë më parë albumin “Bang” në bashkëpunim me Imanbek dhe deri më tani ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Albumi i artistes është lançuar në platformat muzikore dhe së fundmi Rita ka treguar me shifra se sa mirë është pritur nga publiku.
Në postimin e fundit në Instagram, Rita ka treguar se ka dy arsye shumë të rëndësishme për të festuar këtë javë. Përveçse albumi i saj ka arritur mbi 20 milionë dëgjime në Spotify, ajo feston edhe 9-vjetorin e këngës “How we do (Party)”. Publikimin e kësaj të fundit ajo e ka cilësuar si një moment epik në jetën e saj, që i ndryshoi gjithçka përgjithmonë.
“2 gjëra për të festuar këtë javë! Kënga ime e dytë “How we do (party) bën 9 vite sot! Wow ky ishte një moment epik për mua në jetën time, më ndryshoi gjithçka përgjithmonë! Jam gjithmonë mirënjohëse për fansat e mi të bukur gjatë këtyre viteve! Dhe… #BANG mbi 20 milionë dëgjime në Spotify! Nuk mund ta kisha bërë këtë gjë pa të gjithë ju! Cila këngë ju ka pëlqyer më shumë”, ka shkruar Rita Ora në një postim.
Kujtojmë se së fundmi Rita ka rënë edhe pre e kritikave për shkak të videoklipit të “Bang”. Një qen pitbull është shfaqur me vesh të prerë gjatë videos dhe organizata në mbrojtje të kafshëve u shprehën shumë të shqetësuara për këto pamje.
Një koalicion i organeve drejtuese veterinare dhe organizatave bamirëse të mirëqenies së kafshëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një peticion nëpërmjet të cilit i bën thirrja Qeverisë të mbyllë të gjitha boshllëqet ligjore që lejojnë vazhdimin e praktikës mizore të prerjes së veshëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














